Xhudistet janë krenaria e Kosovës. Pas suksesit të madh të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës që fituan medalje të arta në Lojërat Mesdhetare, sukses të madh po arrin edhe talentja e madhe Erza Muminoviq. “Erza në finale të Kampionatit Evropian për kadete! Të lumtë Erza, të lumtë për Tosin e Cukin, asistent trajnerët! Kampionati Evropian po mbahet në Sarajevë dhe me këtë medalje Kosova edhe zyrtarisht ka garuesen e Kualifikuar për Lojëra Olimpike për të rinj. Në Lojëra Mesdhetare pas pak Akili në finale e Laura për bronz! Shuuuuuuuuumë krenar me ju”, shkruan Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.