Ndryshon ngjyra e medaljes dhe emrit të sportistes, por jo edhe sportit.
Xhudistja, Loriana Kuka, nuk arriti të vazhdojë traditën e medaljeve të arit, të fituara nga xhudistët tanë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.
Garuesja kosovare e re u mposht në finale nga italiania, Giorgia Stangherlin, në kategorinë -78 kilogramë.
Me tri të arta dhe një të argjendtë, xhudo e mbyllë suksesshëm misionin në Tarragona të Spanjës.