Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, është i revoltuar se si ende ndalet rryma në Kosovë dhe për orë të tëra. Kjo e ka shqetësuar shumë dhe shpreson se një gjë e tillë mos të ndodhë në të ardhmen. “Euu sa turp për KEDS!!
Erdhëm në Kosovë me medalje plot por në Lagjen e Kampionëve në Pejë s’ka rrymë qe dy orë as ndeshjen e as me u çmall si duhet me familje! Kujt me ju drejtu me ankesë,!?”, shkruan Kuka.