Driton Kuka nuk harron ditët më të lumtura të jetës së tij sidomos ku fitoi medaljen e artë olimpike me Majlinda Kelmendin, xhudisten më të mirë në botë.
“Sa mund e djersë, sa sfida e pengesa por kur qëllimi arrihet atëherë për disa çaste shikimi im u fokusua në sakrificën e popullit për liri, dëshmorët, gjakun e derdhur me shekuj e shekuj ndër pushtues e nga kjo ndjenjë lotët rrjedhin natyrshëm... E Arta Olimpike”, shkruan Kuka.