Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi, vizitoi Federatën e Xhudos në Pejë dhe u ndau shpërblime trajnerit Driton Kuka, si dhe xhudisteve Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.
Ministri Gashi tha se përveç shpërblimeve, ai e vizitoi Federatën për të parë nga afër kushtet ku ushtrohen xhudistët dhe premtoi investim në këtë objekt.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani tha se këto shpërblime janë kompensim për punën e sportistëve dhe theksoi nevojën për investime në një objekt të xhudos.
Kurse, trajneri Driton Kuka tha se shpreson që Ministria e Ambientit bashkë me atë të kulturës, ta vazhdojnë iniciativën e nisur para dy viteve, për të investuar në infrastrukturën e federatës.
Ai tha se janë duke u përgatitur për olpimiada tjera dhe kanë nevojë për kushte më të mira.
Nora Gjakova tha se kjo ky shpërblim është mundësi dhe përkrahje e mirë për sportistët. Sipas saj, ministria duhet t'u qëndrojë afër sportistëve, sidomos tash kur po rritet numri i pjesëmarrësve nga Kosova nëpër olimpiada.
Distria Krasniqi tha se është kënaqësi që sukseset e tyre po shpërblehen.