LDK-ja në Pejë kremton, e bindur që fiton në balotazh

Zgjedhjet 2013

LDK-ja në Pejë kremton, e bindur që fiton në balotazh

Më: 4 nëntor 2013 Në ora: 00:14

Lidhja Demokratike e Kosovës në Pejë ka festuar fitoren në zgjedhjet lokale. Kandidati i i saj, Gazmend Muhaxheri, i cili ka gjasa ta rikthejë në pushtet LDK-në pas 6 vjetësh në opozitë, ka marrë rreth 41 për qind të votave, kurse Ali Berisha i AAK-së ka fituar 36 për qind dhe këta dy do të jenë në balotazh, në rundin e dytë, raporton Koha Ditore.

Këto rezultate i ka konfirmuar edhe Demokracianë Veprim.

Ndërkohë, Ali Berisha ka pranuar këto rezultate, duke i quajtur reale dhe të sakta. Po ashtu, me rezultatin është pajtuar edhe PDK-ja, kandidati i së cilës, Muhamet Halitaj ka marrë rreth 11 për qind të votave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat