Ja përballjet e balotazhit!

Zgjedhjet 2013

Ja përballjet e balotazhit!

Më: 4 nëntor 2013 Në ora: 14:48

Në bazë të rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të publikuara online, edhe pse ende jo zyrtare, mund të dihet tashmë se 24 komuna do të shkojnë në balotazh për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

Në 10 komuna, kryetarët janë zgjedhur qysh në raundin e parë të votimeve.

Kurse në katër komunat veriore, ka mbetur që të vendoset fillimisht nëse do të shpallen të vlefshme apo jo votimet e 3 nëntorit pas incidenteve që ndodhën atje.

Komunat dhe kandidatët që shkojnë në balotazh më 1 dhjetor.

Prishtinë: Në balotazh, Isa Mustafa – LDK dhe Shpend Ahmeti – Vetëvendosje.

Gjakovë: Në balotazh, Mimoza Kusari Lila – AKR dhe Pal Lekaj, AAK - LDD.

Prizren: Në balotazh, Ramadan Muja - PDK dhe Eqrem Kryeziu - LDK.

Pejë: Në balotazhi, Gazmend Muhaxheri – LDK dhe Ali Berisha – AAK-LDD.

Gjilan: Në balotazh, Lutfi Haziri – LDK dhe Qemajl Mustafa – PDK.

Mitrovicë e Jugut: Në balotazh Avni Kastrati – PDK dhe Agim Bahtiri - AKR.

Ferizaj: Në balotazh, Agim Aliu – PDK dhe Muharrem Svarça – LDK.

Malishevë: Në balotazh, Ragip Begaj – IQM dhe Sali Morina - LDK.

Rahovec: Në balotazh, Idriz Vehapi - PDK dhe Smajl Latifi – AAK-LDD.

Dragash: Në balotazh, Selim Jenuzi – PDK dhe Fatmir Mehmeti - LDK.

Graçanicë: Në balotazh, Branimir Stojanoviq – GIS dhe Bojan Stojanoviq – SKS.

Junik: Në balotazh, Agron Kuçi AAK-LDD dhe Zenun Shala - LDK

Kamenicë: Në balotazh, Shaip Surdulli – LDK dhe Begzad Sinani – PDK

Klinë: Në balotazh, Sokol Bashota – PDK dhe Fadil Gashi – LDK.

Kllokot: Në balotazh, Sreçko Spasiq – GIS dhe Sasha Mirkoviq - SLS.

Lipjan: Në balotazh, Shukri Buja – PDK dhe Imri Ahmeti – LDK.

Novobërdë: Në balotazh, Bajrush Ymeri - LDK dhe Svetislav Ivanoviq - GIS.

Obiliq: Në balotazh, Mehmet Krasniqi - LDK dhe Xhafer Gashi – AAK-LDD.

Partesh: Në balotazh, Nenad Cvetkoviq – SLS dhe Dragan Nikoliq – GIS.

Ranilug: Në balotazh, Gradimir Mikiq - GIS dhe Milan Aritonoviq – SNPK.

Shtërpcë: Në balotazh, Bratislav Nikoliq – SLS dhe Ivan Rexhiq – GIS

Suharekë: Në balotazh, Sali Asllanaj – LDK dhe Bali Muharremaj – AAK-LDD.

Viti: Në balotazh, Sokol Haliti – LDK dhe Nexhmedin Arifi – PDK.

Vushtrri: Në balotazh, Bajram Mulaku – PDK dhe Refik Ramaj – LDK ose Muharrem Shabani – AAK-LDD (Përqindja e dy të fundit është e njëjtë dhe pritet që KQZ të japë versionin zyrtar).

Pa balotazh garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve:

Deçan: Rasim Selmanaj , AAK- LDD.

Fushë Kosovë: Burim Berisha - LDK.

Glogovc: Nexhat Demaku, PDK

Han i Elezit: Refki Suma - kandidat i pavarur

Istog: Haki Rugova - LDK

Kaçanik: Besim Ilazi – PDK

Mamushë: Arif Butuq – KTAP.

Podujevë: Agim Veliu – LDK.

Shtime - Naim Ismajli - PDK

Skenderaj: Sami Lushtaku – PDK.

Komunat që fillimisht presin vlerësimin nëse zgjedhjet ishin apo jo të suksesshme:

Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku e Leposaviqi.

Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, kanë qenë të vlefshme edhe për zgjedhjen e asambleistëve komunalë në të gjitha komunat e Kosovës, por rezultati preliminar për asambletë nuk është shpallur ende.

Gara e balotazhit për kryetarët e komunave pritet të zhvillohet më 1 dhjetor.

Sipas KQZ-së, në zgjedhjet e sivjetme lokale morën pjesë 814.780 votues nga rreth 1.8 milion sa ishin të regjistruar, ose 45.79 për qind. Ky numër i votuesve, sipas KQZ-së, është rritur për rreth 100 mijë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat