Pacolli krenohet me veten

Zgjedhjet 2013

Pacolli krenohet me veten

Më: 4 nëntor 2013 Në ora: 18:32

Një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale Presidenti I Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli përmes një konference për media ka folur për zgjgjedhjet dhe ngritjen që sipas tij AKR-ja ka pas më 3 nëntor.

Pacolli zgjedhjet i ka cilësuar si të suksesshme, ai ka përmendur dy Komunat në të cilat partia e tij është në balotazh, atë të Gjakovës dhe të Mitrovicës.

Pacolli ka thënë së janë rritur në votë për dallim nga zgjedhjet e kaluara.

“Zgjedhjet e djeshme në pikëpamje të organizimit shënuan një hap të madh në pjekurinë demokratike të Kosovës dhe shtetit të saj. Ato treguan një nivel të mirë të pjesëmarrjes së popullit në zgjedhje. Megjithë problematikën në veri zgjedhjet treguan se shteti i Kosovës po vendos ngadalë, por sigurt kontrollin e vet në gjithë territorin”, ka thënë Pacolli.

AKR del në këto zgjedhje si partia e parë në Gjakovë, partia e dytë ose e tretë në Mitrovicë,, dhe me ktë rast Pacolli situatën nuk e ka quajtur të bardhë por as të zezë.

“Dy kandidatë të AKR respektivisht Mimoza Kusari Lila në Gjakovë dhe Agim Bahtiri në Mitrovicë, janë në balotazh, në dy nga komunat më të mëdha të Kosovës. Leximi i njëkohshëm i rezultatit të zgjedhjeve për kryetar dhe asamble komunale konfirmuan AKR-në si parti kryesore në Kosovë, megjithatë një rënie në disa komuna të rëndësishme. Ja disa lexime të këtij rezultati”, ka thënë ai.

Mes tjerash Pcolli meritën për këtë ngritje të votave ia lë edhe vehtes.

“Vizioni im si President i AKR-së, i disa kandidatëve, përzgjedhja cilësore e tyre, projektet tona zhvillimore me punësimin si prioritet absolut më në fund po fitojnë në Kosovë, në komuna të mëdha të saj. Pra që nga 2007 kur ne u paraqitëm si parti politike në zgjedhje, AKR-ja është rritur në këto komuna. Me vonesë, por ama qëndrueshëm vizioni politik i AKR-së po fiton në disa komuna me traditë të lartë intelektuale, qytetare, industriale, si Gjakova, Mitrovica, etj”, ka thënë Pacolli.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat