​Stavileci: PDK e para në nivel vendi

Zgjedhjet 2013

​Stavileci: PDK e para në nivel vendi

Më: 4 nëntor 2013 Në ora: 19:00

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, tha se PDK është fituese në këto zgjedhje dhe se PDK në nivel vendi prinë në shumicën e komunave si dhe ka rritje të votave krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Sipas Stavilecit, kjo parti ka rritje të votave në të gjitha nivelet.

Nga ajo që kemi në dispozicion deri më tash dhe besoj që të njëjtën e keni edhe ju nga të dhënat e KQZ-së, pra shihet edhe një herë që PDK është partia e parë në nivel vendi, pra këtu nuk kemi asnjë dilemë, jemi fitues në nivel vendi dhe kemi numrin më të madh të komunave. Po ashtu pra vlen të theksohet se kemi diferencë solide krahasuar me të dytin, 10 mijë vota, prijmë në 13 komuna, kemi numrin më të madh të komunave ku jemi të parët në balotazh, kemi numrin më të madh të komunave po ashtu që i kemi fituar pa balotazh dhe besoj që këta janë treguesit kryesor me të cilët dëshmohet që PDK është fituese në nivel vendi, pra ka numrin më të madh të komunave që prin dhe po ashtu ne besojmë që edhe në komunat që jemi në balotazh do të fitojmë në raundin e dytë, theksoi ai.
Sipas Stavilecit, sa i përket balotazhit dhe partive që do t’i përkrah PDK-ja në këtë nivel të zgjedhjeve, nuk është vendos ende, pasi sipas tij deri më tani kanë të dhëna vetëm për vota në tërë komunat e Kosovës dhe ende nuk i kanë të dhënat veç e veç për secilën komunë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat