KQZ: LDK në balotazh për 15 komuna, PDK-11, AAK-7, AKR-2, VV-1

Zgjedhjet 2013

KQZ: LDK në balotazh për 15 komuna, PDK-11, AAK-7, AKR-2, VV-1

Më: 4 nëntor 2013 Në ora: 20:01

(I plotësuar) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit për kryetar komunash dhe asamble komunale . Në këto rezultate nuk përfshihen votimet në veri.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të tre nëntorit tregojnë se Kosova do të shkojë në balotazh në gjithsej 24 komuna. PDK dhe LDK do të ballafaqohen në tetë prej tyre.
Interesante është fakti se në këto zgjedhje, PDK-ja fitoi në raundin e parë vetëm në katër komuna, LDK-jatri dhe AAK vetëm Deçan. Vetëvendosje përveç që s’e fitoi asnjë komunë edhe balotazhin do ta ketë vetëm në Prishtinë.
Komunat në të cilat do të qeverisë PDK-ja në mandatin e ardhshëm janë Kaçaniku, Skënderaj, Shtimja, dhe Drenasi.
Istogun, Fushë Kosovën dhe Podujevën e fitoi në raundin e parë LDK-ja.
Kandidati i pavarur Rufki Suma ndërkaq fitoi sërish në raundin e parë Komunën e Hanit të Elezit. Edhe partia turke ka fituar në komunën e Mamushës. Sa i përket komunave me shumicë serbe, shihet qartë se Lista Serbe e krijuar këtë vit me mbështetjen e shtetit serb ka gjetur përkrahjen e komunitetit serb.
Kështu PDK-ja shkon në raundin e dytë me LDK-në në Gjilan, Prizren, Dragash, Lipjan, Ferizaj, Viti, Klinë dhe Kamenicë.
Komuna e Pejës, Junikut, Obiliqit dhe Suharekës do të ballafaqojë kandidatët e LDK-së dhe AAK-së.
Raund të dytë do të ketë edhe Vushtrria, Rahoveci dhe në të cilat do të garojnë kandidatët e PDK-së dhe ata të AAK-së.
Në Gjakovë do të përballen AKR dhe AAK .
Mitrovica (jugu) çon në balotazh PDK-në me AKR-në.
Në Malishevë, Iniciativa Qytetare për Malishevën është në balotazh me LDK- në .
Edhe në kryeqytetin e Kosovës do të votohet në raundin e dytë. Kandidati Isa Mustafa nuk e kaloi 50 përqindëshin e votave në Prishtinë duke shkaktuar kështu një përballje të dytë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti.
Lista Serbe shkon në balotazh në Novobërdë me kandidatin e LDK-së Bajrush Ymeri, në Partesh Kllokot dhe Graçanicë me Partinë e Pavarur Liberale Serbe e cila drejtohet nga zëvendëskryeministri Slobodan Petroviqit. Ky i fundit ka rastin të ballafaqohet në raundin e dytë me partnerin e tij të nivelit qendror, partinë e kryeministrit Thaçi në komunën e Shtërpcës.
Rezultatet ende nuk dihen për katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë do të zhvillohet me 1 dhjetor.

Rezultatet sipas KQZ-së për kryetar komune:



Prishtinë




Gjakovë



Pejë




Gjilan




Deçan




Kaçanik




Gllogovc




Mitrovicë e Jugut




Prizren




Dragash




Istog




Fushë Kosovë




Klinë




Kamenicë




Lipjan




Artana




Obiliq




Rahovec




Podujeve




Shtime




Suhareke




Ferizaj




Viti




Vushtrri




Malisheva




Junik




Hani i Elezit




Mamusha




Graqanicë




Shtërpc

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat