LDK në Viti fiton zgjedhjet edhe për kuvend

Zgjedhjet 2013

LDK në Viti fiton zgjedhjet edhe për kuvend

Më: 4 nëntor 2013 Në ora: 21:19

Në bazë të rezultateve preliminare, në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, në Komunën e Vitisë, fituese e këtyre zgjedhjeve ka dal Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK ka marr vota më shumë se partitë tjera si në garën për kryetar komune ashtu edhe në atë për kuvend komunal. Hasan Aliu, shef i shtabit zgjedhor të LDK-së ka thënë se në bazë të rezultateve që tani janë konfirmuar edhe nga KQZ, kandidati i LDK-së për kryetar komune, Sokol Haliti, ka fituar 7.093 vota apo 37.8 për qind , kurse në garën për kuvend komunal kjo parti ka fituar 4422 vota apo 31.5 për qind numër ky i votave që i garanton kësaj partie përfaqësi në kuvendin komunal me 10 këshilltarë. “ Edhe pse pritjet i kemi pas më të mëdha jemi të kënaqur me rezultatin zgjedhor, pasi në të dy garat kemi fituar me diferencë shumë më të madhe se partitë tjera”, ka thënë Aliu. Ai ka theksuar se që tani LDK ka filluar përgatitjet për raundin e dytë të garës për kryetar komune, ku kandidati Sokol Haliti garon me kandidatin e PDK-së Nexhmedin Arifi. “Diferenca në vota mes kandidatit tonë dhe kandidatit të PDK-së na jep një garancion se edhe në balotazh do të fitojmë dhe LDK do të rikthehet në qeverisjen komunale”, ka thënë Aliu. Në Bazë të rezultateve preliminare për kryetar komune të Vitisë, Sokol Haliti i LDK-së ka 7.093 vota apo 37.8 për qind, Nexhmedin Arifi nga PDK ka 4457 vota apo 23.9 për qind, Salih Salihu nga Vetëvendosje, ka 3956 vota apo 21 për qind, Hafir Hoxha nga koalicioni AAK-LDD ka 2524 vota apo 13.4 për qind, Blerim Halabaku nga AKR ka 424 vota apo 2.2 për qind dhe Emanuel Demaj nga PSHDK ka 356 vota apo 1.8 për qind. Ndërsa për Kuvendin Komunal LDK ka fituar 4422 vota apo 31.5 për qind, PDK 2836 vota apo 20.2 për qind, koalicioni AAK-LDD ka fituar 2532 vota apo 18 për qind, Vetëvendosje 2395 apo 17.1 për qind, AKR ka fituar 622 vota apo 4.4 për qind, kandidati i pavarur Ekrem Abazi 327 vota apo 2.3, PSHDK 292 vota apo 2 për qind, Hrvatska Stranka Kosova 173 vota apo 1.2 për qind, Partia e Drejtësisë 171 apo 1.2 për qind, kandidati i pavarur Festim Xhymshiti 139 apo 1 për qind dhe ADK 125 vota apo 1 përqind.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat