"Nëse nuk dalin, e bajshin me shnet"

Zgjedhjet 2013

"Nëse nuk dalin, e bajshin me shnet"

Më: 7 nëntor 2013 Në ora: 11:45

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq u ka bërë thirrje serbëve që të dalin në zgjedhjet e përsëritura në tri vendvotime, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, të cilat nga KQZ janë caktuar të mbahen më 17 nëntor, duke pohuar se çështja e daljes në zgjedhje ka të bëjë me mbijetesën e tyre në atë pjesë.

“Do ta keni ashtu siç do të vendosni. Nëse serbët nuk dalin në zgjedhje, kryetarin do ta kenë shqiptar. Atëherë e bajshin me shnet”, ka thënë Daçiq duke shtuar se në një situatë të tillë, serbët nuk do të munden më që ta fajësojnë Beogradin.

“Kush nuk e do këtë rrezikojmë të humbim gjithçka. Serbia më shumë se kaq nuk mund të mbrojë. Prandaj, për këtë i ftojmë serbët që të dalin në zgjedhje, jo për ne në Qeveri, por për të ardhmen dhe mbijetesën e tyre”, ka thënë Daçiq pas një konference “Liria e Hulumtimit dhe Demokracisë në Epokën Digjitale – Mundësia, e Drejta dhe Përgjegjësia”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat