Opozita serbe: Prapa incidentit në Mitrovicë qëndron Beogradi zyrtar

Zgjedhjet 2013

Opozita serbe: Prapa incidentit në Mitrovicë qëndron Beogradi zyrtar

Më: 7 nëntor 2013 Në ora: 18:06

Këshilli për Kosovën i Kuvendit të Serbisë ftoi sot qytetarët në veri të Mitrovicës që të dalin në zgjedhje të përsëritura më 17 nëntor dhe ato të rundit të dytë, më 1 dhjetor për ti dhënë kontribut esencial përpjekjeve që “shteti i Serbisë në Kosovë e Metohi të mbijetojë dhe të forcohet”.

Në konkluzat e nxjerra pa katër orë debati të nxehtë, dënohet dhuna që ka ndodhur në disa mjedise në territorin e Kosovës, veçmas në pjesën veriore të Mitrovicës.

Këshilltari i presidentit serb, Marko Gjuriq, duke folur për incidentet në vendvotimet në Mitrovicë më 3 nëntor, shtroi pyetjen se në interesin e kujt është që të thyhen kutitë me votat e serbëve për krijimin e bashkësisë së komunave serbe. Sipas tij, KQZ-ja, sipas diktatit të autoriteteve të Prishtinës ka bëtë çmos që t’i shmangë serbët nga pjesëmarrja në votim.

Mirëpo, shefi i grupit të deputetëve të Partisë Demokratike Serbe, Sllobodan Samarxhiq tha se më 3 nëntor, kur ishte e qartë që në zgjedhjet në veri të Mitrovicës kanë dalë vetëm 763 serbë, është kryer aksioni në mënyrë që zgjedhjet të përsëriten. Atë aksion, sipas Samarxhiqit, e kanë kryer njerëz me uniforma, kurse aty ishte edhe Bratisllav Dikiq, ndihmës i i drejtorit të policisë serbe, i cili ka nxitur dhunën.

Ndërkaq, Marko Jakshiq, deputet i DSS nga veriu i Mitrovicës, tha se pushteti serb kur pa që vetëm 2 për qind e serbëve kanë dalë të votojnë, dërgoi xhandarm me veshje civile për të thyer kutitë e votave, si dhe theksoi se është kapur një pjesëtar i MUP-it me maskë i cili ka hyrë në shkollën “Sveti Sava”. “Kjo flket se ksh qëndron prapa dhunës, jë vetëm në ditën e zgjedhjeve, por edhe për bombat që janë hedhur gjatë muajve të fundit. Ai shoti se me rrena nuk mund të fshihet fakti që “marrëveshja e Brukselit është tradhtia më e madhe ndaj popullit serb”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat