LDK në mbështetje të AKR-së në Mitrovicë

Zgjedhjet 2013

LDK në mbështetje të AKR-së në Mitrovicë

Më: 8 nëntor 2013 Në ora: 11:09

Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ndihmojë AKR-së në komunën e Mitrovicës, kandidati i së cilës për kryetar të komunës ka kaluar në balotazh me kandidatin e PDK-së.

Kjo u bë e ditur sot gjatë nënshkrimit të marrëveshje për koalicion para gazetarëve, me ç’rast kandidati i AKR-së, Agim Bahtiri, ka ftuar të gjithë ata të cilët dëshirojnë ndryshime në komunën e Mitrovicës që t’i bashkëngjiten atij.

“I kemi kalkuluar të gjitha programet dhe i kemi harmonizuar ato. Pres edhe nga partitë tjera dhe njerëzve të cilët e duan ardhmërinë e këtij vendi të më bashkëngjiten”, ka thënë Bahtiri, duke shtuar se programi i përbashkët AKR-LDK është më i miri.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së në Mitrovicë, Sadri Ferati, është shprehur se me mbështetjen e LDK-së, Agim Bahtiri, do të jetë kryetar i ardhshëm i Mitrovicës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat