Partitë zemërgjera me dështakët e zgjedhjeve, nuk ndëshkojnë askë

Zgjedhjet 2013

Partitë zemërgjera me dështakët e zgjedhjeve, nuk ndëshkojnë askë

Më: 8 nëntor 2013 Në ora: 18:09

Në këto zgjedhje lokale disa rezultate ishin të pritura e shumë nga to befasuese. Disa prej tyre triumfuan, e shumë prej tyre edhe dështuan në këto zgjedhje. Kush do t’i gëzohet fitores e kush të jap përgjegjësi pas këtyre zgjedhjeve, e kujt t’i jap përgjegjësi. Megjithatë procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar pasi që shumica e komunave do të shkojnë në balotazh më 1 dhjetor, dhe kjo çështje do të shqyrtohet tek atëherë, pas përfundimit të zgjedhjeve.

LDK diskuton pas balotazhit

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, thotë për ‘Bota sot’ se kjo çështje do të diskutohet atëherë kur të përfundoj edhe balotazhi, dhe kryesia e kësaj partie do të merr një vendim ndaj kësaj çështje.
“Kjo çështje duhet të diskutohet në përfundim të balotazhit, pasi që siç e dini një numër i madh i kandidatëve tanë janë në balotazh dhe në momentin që të përfundoj procesi zgjedhor, kryesia e LDK-së dh organet e tjera të LDK-së për këtë çështje do të mblidhen dhe do të diskutojnë për specifikat e secilës komunë dhe vetëm atëherë do të merret vendim rreth kësaj”, thotë Osmani.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të shkojë në balotazh me kandidatët e saj në gjithsej 15 komuna.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat