LDK-AAK bashkë në balotazh në Lipjan

Zgjedhjet 2013

LDK-AAK bashkë në balotazh në Lipjan

Më: 8 nëntor 2013 Në ora: 19:26

Pas rezultateve te pritura te 3 nëntorit LDK-ja në Lipjan doli partia e parë , mirëpo raundi i parë zgjedhor nuk përcaktoi fituesin, andaj, Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan iu ofrua mundësia për koalicione , si : IQL,LDD dhe AAK.

Ky vullnet ka ardhur nga shumica e subjekteve politike për të ndryshuar gjendjen dhe gërrqin politik i cili ka vazhduar përgjatë dy mandateve me Lipjanin.

Kryetari i IQL-së dhe njëherit përfaqësuesi i partnerëve të koalicionit AAK-së dhe LDD-së, përveç që nënshkroi marrëveshje ndër tjera tha : “ Ne bashkë me Imri Ahmetin do t’ia kthejmë identitetin Lipjanit, dhe ne bashkë me partneret e tjerë të koalicionit AAK-LDD’së, në raundin e dytë zgjedhor që mbahet me 1 dhjetor do ta përkrahim për kryetar të Komunës së Lipjanit z.Imri Ahmeti dhe kandidati nga radhët e LDK-së zoti Imri Ahmeti pa dyshim do të jetë kryetar i Lipjanit”.

Ky vullnet i përbashkët sipas Selimit ka ardhur për të fituar balotazhin bashkë me partitë e koalicionit, sepse Komuna e Lipjanit meriton të qeveriset drejt dhe korrekt.

Ndërsa kandidati për kryetar nga anët e LDK-së, Imri Ahmeti, e cilësoi ditën e Enjte si ditë të veçantë për LDK-në, për qytetarët e Lipjanit. Po ashtu ai o zotua se me Fitim Selimin do të jetësohet ndryshimi dhe do të fitojë qytetari i Lipjanit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat