Ymeri shpreson të fitojë në balotazh

Zgjedhjet 2013

Ymeri shpreson të fitojë në balotazh

Më: 10 nëntor 2013 Në ora: 21:29

Bajrush Ymeri kryetar i Artanës dhe kandidat për kryetar komune nga radhët e LDK-së tha për rajonipress se ka nisur qysh tash negociatat me të gjitha partitë shqiptare e serbe për ta siguruar fitoren në balotazh.

Kandidati i LDK-së në Artanë Bajrush Ymeri do të jetë në balotazh me Svetisllav Ivanoviqin.

Ymeri tha për rajonipress se tashmë ka filluar negociatat me të gjitha partitë shqiptare për të formuar koalicionin e fitores.”E di që do ta kemi vështirë , por për shkak të punës së mirë që kemi bërë edhe për të gjitha komunitetet, kam oferta edhe nga partitë serbe që të na mbështesin në balotazh” tha Ymeri.

Ymeri tha se është falënderues për qytetarët e Artanës të cilët kanë treguar një kulturë të mirë politike dhe një proces zgjedhor shumë të qetë e transparent. “Artana ende ka nevojë për udhëheqjen e LDK-së sepse jemi partia më e madhe dhe kemi arritur që për këto vite të udhëheqjes vërtet ta bëjmë këtë qytet të paqes, të prosperitetit dhe të bashkëjetesës” tha Ymeri.

Ymeri tha se shpreson shumë që në balotazh do të dali fitues. “Edhe pse kemi një distancë të madhe të numrit të votuesve shqiptarë dhe atyre serb unë jam i bindur se do të gjejë mbështetje edhe nga qytetarët serb. Gjithashtu shpresoj që partitë politike shqiptare do të jenë të bashkuara rreth koalicionit tonë i cili është koalicion për të ardhmen e Artanës” tha Ymeri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat