Basha uron Ahmetin: Zgjedhjet, fitore e madhe për demokracinë

Zgjedhjet 2013

Basha uron Ahmetin: Zgjedhjet, fitore e madhe për demokracinë

Më: 2 dhjetor 2013 Në ora: 21:49

Kreu i Partisë Demokratike, njëherësh kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka uruar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ,për zgjedhjen e tij në krye të komunës së Prishtinës. Në një mesazh urimi, Basha vlerëson edhe standardet e arritur anë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emrin tim dhe të Bashkise së Tiranës, t’Ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta, për zgjedhjen tuaj në krye të Komunës së Prishtinës.Zgjedhjet vendore të organizuara për herë të parë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës kanë dëshmuar se shteti i Kosoves me te gjithe teresine teritoriale te saj po forcon cdo dite pozitat ne arenen nderkombetare si nje shtet i konsoliduar e demokratik.Këto zgjedhje ishin padyshim një fitore e madhe per demokracine, dhe për aspiraten e popullit të Kosovës për të ecur të sigurt drejt antarësimit me të drejta të plota në institucionet ndërkombëtare si OKB, Nato, BE etj”shprehet Basha.
Si Kryebashkiak, Basha shpreh vullnetin dhe angazhimin e tij të plotë dhe të Bashkisë së Tiranës, për ta thelluar e zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin mes Tiranës dhe Prishtinës.
“Me këtë rast, dëshiroj të shpreh vullnetin dhe angazhimin tim të plotë dhe të Bashkisë së Tiranës, për ta thelluar e zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin mes Tiranës dhe Prishtinës. Po kështu ne do të bashkpunojmë intensivisht edhe si antare te Asamblesë së të gjitha njësive vendore shqiptare. Permes kesaj Asambleje ne do te kontribuojme ne vendosjen e një bashkëpunimi më të ngushtë mes shqiptarëve kudo ku ata jetojnë”përfundon Basha.
Në raundin e dytë Shpend Ahmeti i Vetevendosjes përmbysi rezultatin e raundit të parë nga nëntë mijë vota epërsi për Isa Mustafën e LDK-së, të dielën Ahmeti mori 2500 vota më shumë se kundërkandidati i tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat