Ahmeti: VV do të jetë model i qeverisjes lokale

Zgjedhjet 2013

Ahmeti: VV do të jetë model i qeverisjes lokale

Më: 3 dhjetor 2013 Në ora: 13:00

Ahmeti në një intervistë për transmetuesin publik, tha sot se kanë filluar përgatitjet për periudhën e tranzicionit deri në pranim-dorëzimi e detyrës. Ai po ashtu bëri të ditur se janë duke u përgatitur për atë se si ti realizojnë premtimet e dhëna, për çka edhe kanë marr besimin e qytetarëve. Ahmeti tha se qeveria e Prishtinës do të jetë një model ndryshe.

”Ne do të qeverisim me një ekip të pastër tha Ahmeti. Ne mendojmë se ekspertiza i takon Kosovës, jemi në diskutime e sipër sepse mund të ketë njerëz që fare nuk janë të lëvizjes Vetëvendosje por janë ekspert të fushave të cilat do ti udhëheqim dhe nuk i frikësohemi ballafaqimit politik në kuvendin komunal”.

Ai tha se do të prezantojnë programet e lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa janë të mirëseardhura edhe idetë e anëtarëve të tjerë të kuvendit komunal. Ahmeti tha se inatin duhet ta lënë anash.

“Duhet të ikim nga inatet personale dhe partiake, diskutimet duhet të mos jenë brenda vijave partiake që ne si subjekt jemi kundër një programi vetëm pse jemi një subjekt tjetër, por të flasim me të vërtetë se dikush voton kundër apo për, do të rrisim transparencën dhe nuk i frikësohemi bashkëpunimit me cilindo asamblist në Kuvendin Komunal, përderisa nuk kanë të kaluar”.

Ahmeti thekoi se do t’i zbatojnë me të gjitha projektet e premtuara siq janë: uji, çerdhet, shkolla dhe transporti. Ai tha se do të jetë sa më afër qytetarëve për çka edhe do të jetë sfida më e madhe, ndërsa tha se do të jenë model i qeverisjes lokale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat