Osmani: Thaçi ka mbështetur Shpend Ahmetin

Zgjedhjet 2013

Osmani: Thaçi ka mbështetur Shpend Ahmetin

Më: 3 dhjetor 2013 Në ora: 17:51

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë në RTV 21, tha që lideri I partisë së saj, Isa Mustafa ka garuar i vetëm në Prishtinë, pasiqë sipas saj Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje kandidatit të Vetëvendosjes, Shpend Ahmetit.
“Kjo mund të konfirmohet në raundin e dytë, në votat e qytetarëve në “Kodrën e Trimave”, që kryeminsitri Thaçi dhe antarë tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës e kanë mbështetur Shpend Ahmetin”, tha Osmani.
Osmani poashtu la të nënkuptohet se edhe mund të bashkëpunoj në qeverisjen komunale, por që ende nuk mund ta thotë me një siguri të plotë këtë gjë.
“Natyrisht që LDK-ja është parti bashkëpunuese, asambelistet e LDK-së do të këmbengulin që projektet e filluara nga Isa Mustafa të vazhdojnë, por që akoma nuk mund të dalim me ndonjë qendrim konkret”, tha Osmani.
Ajo poashtu tha se do të kërkojnë llogari për premtimet siç i ka quajtuar ajo “megalomane”, të Shpend Ahmetit, pasiqë sipas saj ai duhet të jap përgjegjësi për secilin premtim të dhënë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat