Vetëvendosja: Do qeverisim Prishtinën me modelin e Lulzim Bashës

Zgjedhjet 2013

Vetëvendosja: Do qeverisim Prishtinën me modelin e Lulzim Bashës

Më: 6 dhjetor 2013 Në ora: 20:55

Kryetari i ri i komunës së Prishtinës, tha se e njëjta frymë e ndryshimit e Prishtinës do të përcillet në të gjithë Kosovën dhe do drejtojme Prishtinen me modelin e Tiranes.
“Fitorja në Prishtinë është fitore e qytetarëve që besuan në programin tonë për Prishtinën. Programi ynë qe ndërtuar sipas nevojave të banorëve të Prishtinës dhe vizionit tonë politik,” shprehet ai, teksa thekson se është çështje kohe për ta pasur shumicën edhe në nivel qendror.

Ndonëse Vetëvendosje dhe kreu i saj, Albin Kurti, janë kritikuar shpesh nga ndërkombëtarët, Ahmeti nuk sheh asnjë pengesë për kryerjen e detyrës së tij si qytetari numër një i Prishtinës.
“Nuk ka asnjë arsye. Këto ditë jemi duke mbajtur takime me përfaqësuesit e plotfuqishëm diplomatikë në Prishtinë dhe ata janë të gatshëm të ndihmojnë. Por më duhet të sqaroj diçka. Me termin “kritikat e ndërkombëtarëve” shpeshherë bëhet përpjekje të njehsohen pasojat e një politike aspak të denjë të qeveritarëve në Kosovë. Së bashku me Albinin kemi qenë për një vizitë të gjatë në SHBA këtë pranverë, kemi qenë në Bruksel vitin që shkoi. Albini është kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme. Si kryetar, bashkë me drejtuesit e tjerë, kemi mbajtur qindra takime në nivele të ndryshme me përfaqësues e diplomatë. Është e vërtetë që kemi marrë kritika në kohën kur kemi kundërshtuar negociatat Thaçi- Daçiç dhe marrëveshjen me Serbinë, koha po e tregon se kemi pasur të drejtë. Ne nuk zmbrapsemi, edhe nëse ka kritika, kur vërtet besojmë se po na dëmtohet vendi”, nënvizon ai.

Sipas tij, shumë pak është bërë mes Tiranës dhe Prishtinës, teksa thekson se duhet një bashkëpunim intensiv.
“Kemi ndjekur prej distance udhëtimin e tij politik. Do na duhet të lidhim bashkëpunim intensiv se shumë pak është bërë midis Prishtinës dhe Tiranës”, shprehet ai teksa i referohet kryebashkiakut Lulëzim Basha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat