Zvicër: Një shqiptar ka grabitur prona duke shkaktuar dëme me vlerë prej rreth gjysmë milion franga

Zvicra

Zvicër: Një shqiptar ka grabitur prona duke shkaktuar dëme me vlerë prej rreth gjysmë milion franga

Më: 1 qershor 2016 Në ora: 15:37
ilustrim

Pasi ai nuk kishte punë, financonte jetën e tij përmes grabitjeve nëpër shtëpitë e zvicerane. Bëhet fjalë për një 33 vjeçar shqiptar, që brenda 18 muajve ka grabitur 67 prona private në kantone të ndryshme shkruan luzernerzeitung.ch. Ai sot ka pranuar fajin dhe është penduar.

Dëmi që ka shkaktuar ai sëbashku me ndihmën e një kushëriri shkon në 312.000 franga zvicerane përcjell botasot.info. Ndërsa dëmet materiale kapin vlerën e 175.000 frangave.

Përndryshe 33 vjeçari është cilësuar si turist kriminel dhe pritet të dënohet tre vite burg. Seanca e tij kanë filluar prej javës së kaluar./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat