Krahas përshkrimit të dilemës shqiptare në Zvicër, ku disa sosh janë për Zvicrën e disa për Shqipërinë. Gazeta zvicerane nzz.ch ka dhënë edhe numrin e saktë të shqiptarëve në Cyrih. Shumica e tyre vijnë nga Kosova dhe Maqedonia, ndërsa ka një numër të vogël edhe nga Shqipëria (shih infografikun).
Shumica e tyre janë muslimanë dhe po sipas besimit rreth 88% e shtetasve nga Maqedonia janë shqiptarë. Në periudhën 2011 deri në 2014 janë natyralizuar nga 500 deri në 700 shqiptarë në vit.
Numri i saktë i tyre në Zvicër bëhet i vështirë për shkak se mungojnë shifrat edhe të shqiptarëve me nënshtetësi serbe. Në 2014 në Cyrih kanë jetuar rreth 30.000 shqiptarë etnikë pa pasaportën e kuqe. Më së shumti shqiptarë në Cyrih jetojnë në regjionin Lamattal dhe Furttal./Bota sot