Shiste heroinën me ndihmën e taksive: Arrestohen dy shqiptarë dhe një zviceran

Zvicra

Shiste heroinën me ndihmën e taksive: Arrestohen dy shqiptarë dhe një zviceran

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 18:58
ilustrim

Një 25 vjeçar kishte udhëtuar regullisht me taksi nga Kantoni Schwyz drejt Zürich, për të shitur heroinën në Limmatstadt bën me dije Luzerner Zeitung. Sipas policisë ai është arrestuar të mërkurën në Aargau.

“Policia vërejti nga kontrollet rutinë të mërkurën mbrëma se një taksi në afërsi të Döttingen kishte udhëtar me 50 gram heroinë,” përcjell botasot.info. Personi në fjalë vjen nga Shqipëria.

Pas bastisjve në shtëpinë e shqiptarit ju sekuestruan edhe 2.8 kilogram heroinë, 1.1 kilogram të lëndëve tjera narkotike dhe qindra franga. Në shtëpi ndodheshin edhe një 22 vjeçar zviceran dhe 35 vjeçar shqiptar.

Të tre personat janë arrestuar dhe pritet të dalin përpara organenve të drejtësisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat