Aksion policor pas atyre që nxisin gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale

Zvicra

Aksion policor pas atyre që nxisin gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 19:07
ilustrim

Operacioni u krye në 14 prej 16 shteteve gjermane, dhe në të janë përfshirë 25 departamentet e policisë lokale.

Policia gjermane zhvilloi të mërkurën një operacion të gjerë policor, në të cilin bastisi shtëpitë e rreth 60 njerëzve, të cilët kanë shpallur mesazhe të gjuhës së urrejtjes në mediat sociale, bëjnë të ditiur mediat nga Berlini, përcjell albinfo.ch.

Policia njoftoi se qëllimi i kërkimeve ishin të dyshuarit nga i gjithë vendi që po përhapin mesazhe antisemite, ksenofobike dhe të tjera mesazhe ekstremiste.

Operacioni u krye në 14 prej 16 shteteve gjermane, dhe kjo përfshin 25 departamente të policisë lokale. Si rezultat i dëshmive të mbledhura janë hapur 40 hetime.

Bëhet e ditur se ky është hetimi i parë kombëtar i këtij lloji të krimit në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Problemi me gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale në Gjermani u rrit me numrin e refugjatëve që arritën vitin e kaluar (mbi 1,1 milion).

Sipas analizave nga Qendra për Hulumtime “Pew”, lëshuar javën e kaluar, shumica e gjermanëve besojnë se refugjatët janë të lidhur me rritje të rrezikut të terrorizmit dhe se kjo do të ndikojë negativisht në ekonominë gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat