Ju 'gëzua' vrasjes së shqiptarit në xhami: Paditet politikani zviceran Addor

Zvicra

Ju 'gëzua' vrasjes së shqiptarit në xhami: Paditet politikani zviceran Addor

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 09:36
Jean-Luc Addor

Politikani i partisë populiste SVP, nga Kantoni i Valisit në Zvicër, Jean-Luc Addor do të duhet të përgjigjet para Gjykatës rajonale të Sionit, për shkak të një postimi në rrjetet sociale.

Politikani i Kantonit të Valisit, Jean-Luc Addor (SVP) është paditur nga Prokuroria zvicerane në Gjykatën regjionale të Sionit, për shkak të fjalorit ofendues ndaj shqiptarëve, shkruan nzz.ch. Kjo për shkak të diskriminimit racor, përcjell botasot.info.

Lexo edhe http://botasot.info/diaspora/542460/vrasje-gjate-namazit-te-xhumase-ne-zvicer-prokuroria-kerkon-20-vjet-burg-shqiptarit/

“Duam edhe më shumë raste të tilla,” shkruajti ai në Facebook dhe Twitter pas rastit të gushtit 2014, ku në xhaminë shqiptare El-Hidaje u vra një shqiptar me armë zjarri./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat