Aeroporti i Cyrihut shënon rekord, 100 mijë udhëtarë për një ditë

Zvicra

Aeroporti i Cyrihut shënon rekord, 100 mijë udhëtarë për një ditë

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 21:11
Aeroporti i Cyrihut

Aeroproti i Cyrihut  ka shënuar një rekord të ri me pasagjerë të dielën. Për herë të parë aeroporti më i madh i Zvicrës ka arritur të transferojë për në një ditë më shumë se 100 mijë njerëz në Kloten.

Për një ditë mesatarisht frekunetojnë rreth 72 mijë udhëtarë, që vijnë dhe nisen nga Aeroporti i Cyrihut.

Fillimi i pushimeve është gjithmonë një sfidë, informon Aeroporti I Cyrihut, përcjell albinfo.ch.

Rekord i mëparshëm ishte shënuar më 19 korrik të vitit të kaluar, ku janë regjistruar rreth 97,000 pasagjerë.

Aeroporti i Cyrihut është aeroporti më i madh i Zvicrës. Gjatë gjithë vitit të kaluar, mbi 26 milionë njerëz kanë udhëtuar nëpërmjet këtij aeroporti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat