Torturonte peshqit me 'qese najloni': Gjobitet nga gjykata zvicerane shqiptari

Zvicra

Torturonte peshqit me 'qese najloni': Gjobitet nga gjykata zvicerane shqiptari

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 korrik 2016 Në ora: 12:51
Peshku

Ligjet për të drejtat e kafshëve janë pjesë e konventave perëndimore, por që rrallë gjejnë zbatim në vendet e Ballkanit perëndimor. Peshkimi i gabuar e ka sjellë një shqiptar në Gjykatën e Lenzburgut në Zvicër, për shkak të „trajtimit jo të denjë dhe dhunues ndaj peshqve“, me ç`rast ai është gjobitur, shkruan Aargauer Zeitung.

Petriti (emri i ndryshuar) termin e parë të seancës gjyqësore e kishte ngatërruar, ndërsa tani ishte paraqitur duke kërkuar edhe falje. 28 vjeçari me vendbanim në Freiamt, Gjykatës i kishte lënë përshtypje të mirë e bashkëpunuese. Veprimet kundër Ligjit për mbrojtjen e kafshëve ai nuk i mohoi përcjell botasot.info.

Petriti ka deklaruar se ai nuk ka qenë në dijeni për rregullat e peshkimit të cilat janë ndryshuar para dy vitesh, por se ka dashur vetëm të kalojë një ditë të mrekullueshme „duke u larë e notuar“.

Ulje të dënimit për shkak se nuk dinte rregullat

Akuza e ka rënduar se 5-6 peshqit e zënë, ai i kishte mbajtur në një qese najloni të mbushur me ujë, në gjendje gjysmë të gjallë. Gjykatësi i ka treguar Petritit një foto, duke i thënë: „Ju po e shihni se ky peshk nuk është duke u ndjerë mirë“. Por, Petriti nuk kishte llogaritur si duhet, duke pohuar: „Ashtu se ashtu, peshqit do të ngordhnin“, është përgjigjur 28 vjeçari, i cili, në Gjykatë është paraqitur pa ndonjë avokat. Në qese najloni peshqit vuajnë andaj ai duheshte ta evitojë veprimin në fjalë.

Gjoba ndaj 28 vjeçarit është 90 ditë pune me 30 franga/ditore  ose 2.700 franga zvicerane me kusht për dy vite pasi nuk i ka njohur rregullat e peshkimit, ndërsa shumën prej 800 franga zvicerane duhet ta paguajë patjetër. Procesi mund të rihapet përsëri./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat