20 vjeçari shqiptar me 20 shkelje ligjore: Gjykata zvicerane e dënon 24 muaj burg me kusht

Zvicra

20 vjeçari shqiptar me 20 shkelje ligjore: Gjykata zvicerane e dënon 24 muaj burg me kusht

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 14:14
ilustrim

Njëherë ka qenë në burg, ndërsa tani akuzohet për 20 shkelje të ndryshme ligjore, prej të cilave ka edhe vepra penale. Bëhet fjalë për 20 vjeçarin shqiptaro-zviceran nga Thalwiler, shkruan zsz.ch. Një sërë shkeljesh janë vozitjet pa leje të veturës së babait dhe të tjerëve. Ai akuzohet edhe për konsum të drogave të rënda, ku çdo ditë ka pirë 5 gram kokainë dhe tetë cigare marihuanë.

Për sqarim, gjatë një patrullimi policor në mars 2015 ai voziste tej normave më 128 kilometra në orë, në vend të 80km/h. Nuk kishte leje dhe as vetura nuk ishte e tij. Kishte një armë jo-funkcionale. Ngjashëm ndodhi edhe gjatë kontrollit policor në nëntor 2015, ku kësaj here u verifikua se në një karburant kishte mbushur gjashtë herë veturën, por papaguar, përcjell botasot.info. Në këtë radhë ai mbushi kupën dhe u dërgua në burg.

Prej tetë muajsh në burg

Më vonë u verifikua se kishte marrë gjashtë smartphone me kontratë, por nuk i kishte paguar kurrë. Sipas një deklaratë të mëvonshme, ai do thoshte se dikush tjetër kishte keqpërdorur emrin e tij. «Unë e dij, se kam bërë shumë keq», tha atëkohë para gjyqit. Por tani sa do lirohet do fillojë një jetë të re. Prej 2017.

Ai është dënuar me 24 muaj burg, por me patjetër duhet ti mbajë 12 muaj. Gjatë kohës së lirë, duhet të ketë një person në mbikëqyrje. Por mbi të gjitha Gjykatësi ia bëri me dije se “është 20 vjeçar dhe duhet të rifillojë të krijojë jetën si i pavarur.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat