Aksidentohet për vdekje këmbësorja, largohet shoferi vrasës

Zvicra

Aksidentohet për vdekje këmbësorja, largohet shoferi vrasës

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 14:39
Ilustrim

Në magjistralen mes Bulle FR dhe Château-d’Oex VD një shofer për arsye akoma të paqarta ka shkelur një zvicerane në vizëbardha. 33 vjeçarja ishte hedhur disa metra larg nga aksidentimi dhe mbeti e plagosur rëndë, por pa mundur të mbijetojë.

Pas ardhjes së ndihmës së shpejtë, u verifikuar vdekja e saj nga plagët. Autori është në arrati, pasi ishte larguar menjëherë pas aksidentit në drejtim të paditur. Policia zvicerane kërkon dëshmitarë në numrin pa pagesë 021 644 44 44./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat