Plaka 91 vjeçare ndihmon në kapjen e dy grabitësve shqiptarë, ja çfarë bëri ajo

Zvicra

Plaka 91 vjeçare ndihmon në kapjen e dy grabitësve shqiptarë, ja çfarë bëri ajo

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 korrik 2016 Në ora: 07:57
Foto nga vendi ngjarjes

Katër anëtarët e një familje në qytetin zviceran Gränichen janë grabitur nga dy persona, shkruan Aargauer Zeitung.  Pas grabitjes ata tentuan të fshehen nga policia në një lëndine qorrsokak në Suhr.

“Rreth orës 3.00 të mëngjesit erdhën alarmimet e para në Komisariatin e Policisë, për një grabitje në zonë,” tha zëdhënësi i policisë Bernhard Graser, përcjell botasot.info. Prej në fillim të ngjarjes diheshte se në grabitje kishin marrë pjesë dy persona.

U fshehën në livadhe, një ide jo shumë e mirë

Aty nga ora 8.00 të po asaj dite është arrestuar grabitësi i parë, pasi një banor vendas kishte lajmëruar policinë se kishte parë dy persona të dyshuar në lëndinë. Pak më vonë arrestohet edhe shoku i tij, të dy shqiptarë pa leje qëndrimi në Zvicër. Dhjetëra forca policore të ndihmuara nga qentë dhe një helikopter morrën pjesë në akcionin e kapjes së dy shqiptarëve. Akcioni ishte i lehtë nga fakti se bëhej fjalë për një lëndinë qorrsokak.

Plaka 91 vjeçare, Rosa Wehrli, është e gëzuar që u kap dyshja shqiptare dhe shpreson që stolitë e grabitura të saj, së shpejti ti kthehen. Dyshja shqiptare dyshohet se mund të jetë përgjegjëse për shumë vjedhje tjera./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat