Në vizitë në një ndër dhomat e veçanta të Rezidencës së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova

Zvicra

Në vizitë në një ndër dhomat e veçanta të Rezidencës së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova

Nga: Haki Latifi Më: 18 gusht 2016 Në ora: 12:17
Haki Latifi në Rezidencën e Rugovës

Gjatë qëndrimit në pushime në vendlindje me një delegacion të Degës së LDK-së në Zvicër patëm rastin të vizitoj Familjën e Presidentit Rugova dhe ambientët Rezidencës së ish Presidentit Rugova.

Aty ku ende ruhet “dhoma e kristaleve” siç e quante ai, në hapësirën ngjitur me dhomën e pritjes së delegacioneve, gjenden gurët e njohur të Rugovës.

Siq dihet Ai të gjithë miqtë i priste dhe u dhuronte gurë nga mineralet e Kosovës, me zemërgjerësi proverbiale.

Në këtë dhomë ndodhen pasuritë e nxjerra nga nëntoka e rajoneve të ndryshme të Kosovës e që iu dhuruan burrështetasve nga e mbarë bota nga presidenti i parë historik i Kosovës.

Zakonisht kauzat e mëdha, si ajo e lirisë dhe pavarësisë, kërkojnë prijës, jo personazhe protokolli. Krahas gurëve të çmuar ruhen edhe fotografitë e bashkëpunëtorëve të

Presidentit, si kujtim i pa shlyer në jetën e Tij dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Pra ishte Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, i cili ishte modeli i rrallë shqiptar i studiuesit të formuar në shkollën e Parisit, si ndjekës i Zhenetit dhe Bartit, i kontekstualizuar me bashkëkohësinë europiane si një zë modern i saj! Por, para se të mbërrinte këtu, ai ishte një vazhdues i Rilindjes Kombëtare, si qëndresë kulturore dhe politike.

Zoti e bekoftë Presidentin Rugova dhe familjën Rugova!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat