Zvicër: Shqiptari për pak sa nuk i shkakton vdekjen boshnjakut, ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës

Zvicra

Zvicër: Shqiptari për pak sa nuk i shkakton vdekjen boshnjakut, ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 shtator 2016 Në ora: 12:19
Gjykata

Një gjykatë zvicerane e ka dënuar një shqiptar me shtetësi serbe, për shkak të veprës penale “vrasje të mbetur në tentativë.” 19 vjeçari para një viti sulmoi dy persona me shkop dhe më pas viktimën e tretë me një send të fortë metalik, shkruan Aargauer Zeitung.

I akuzuari shqiptar, Liridon (Emri i ndryshuar) në natën e 5 shtatorit fillimisht sulmoi dy personat rreth orës 1 në Altstadt, ndërsa dy orë më vonë sulmoi edhe personin e tretë  përpara «Penny Farthing», një klub në rrugën Bahnhofstrasse, përcjell botasot.info. Ai ishte azilkërkues.

Viktima e tij e parë është një 37 vjeçar boshnjak që nga sulmi mori frakturë dhe thyerje në të dy duart si dhe nga goditja në kokë një traumë që e përmendi burrin 100 kilogramësh, ndërsa vetë Liridoni ishte rreth 30 kilogram më i lehtë. Po atë natë policia arriti të arrestojë Liridonin dhe një 28 vjeçar shqiptar, që mendohet se është bashkëpunëtori tij. Për shkak të veprës penale “vrasje të mbetur në tentativë,” Prokuroria kërkoi dënim për të deri në gjashtë vjet. Shtuar këtu faktin që boshnjaku e kishte të pamundur rreth katër muaj të shkojë në punë. Avokati i këtij të fundit kërkon dëmshpërblim prej 27'000 frangave dhe një pagese në formë shpërblimi prej 8000 frangave.

Shkaku i sulmit të 5 shtatorit

Sipas analizave mjekësore të gjithë pjesëmarrësit kishin qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa nga gjaku i Liridonit është verifikuar se ky ka pirë edhe marihuanë dhe kokainë. Sipas gjitha gjasave ka pasur një provokim, por që askush nuk e mban mend krejtësisht atë natë.

Në pyetjen se pse nuk ka ikur nga vendngjarja, shqiptari është përgjigjur se mendoja se “mbrojtja më e mirë ishte sulmi”, por edhe nuk kujton mirë sulmin.

Gjykata ka vendosur që ai të dënohet me 4.5 vjet burg, pasi mjekësia ligjore ka vërtetuar se gjuajtja me hekur në kokë mund të shkaktonte vdekjen, ndërsa dëshmitarët gjithashtu e kanë parë se ai këtë veprim e ka përsëritur edhe kur viktima ka qenë i shtrirë në tokë. Për shkak edhe të mbajtjes së sendeve të forta metalike me vete ai dënohet edhe me 40 ditë/pune me nga 30 franga, pra gjithsej 1200 franga.
Liridoni gjithashtu mund të dëbohet nga Zvicra pas kryerjes së dënimit. Kjo përkundër që ai jeton atje prej në 2011. Kërkesa e azilit i është refuzuar prej tani./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat