Blick: Këtë javë në Zvicër vjen uji i Kosovës, sponsor edhe i FC Kosova

Zvicra

Blick: Këtë javë në Zvicër vjen uji i Kosovës, sponsor edhe i FC Kosova

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 13:46
Ilustrim

Qëllimi i firmës së prodhimit të ujit nga Kosova është pushtimi i tregut të mbi 300.000 shqiptarëve që jetojnë në Zvicër. Por shija e tij do mrekullojë edhe nacionalitetet tjera, shkruan blick.ch.

Prej kësaj jave në Zvicër mund të pihet uji nga Kosova. Bëhet fjalë për biznesin me emrin «Spirit of Drini», që sipas pronarit Bernhard Fanger, pritet të ketë treg mjaft të madh në Zvicër, shkaku edhe i diasporës shqiptare, përcjell botasot.info. “Uji është si një pjesë e vendlindjes së tyre,” thotë më tej pronari.

60 vende pune në Kosovë

Në fund 2015, uji mineral, Spirit of Drini është vlerësuar mjaft nga Fine Water Society, një shoqëri amerikane – me cilësi të lartë që mund të krahasohet me markat botërore Evian, Perrier dhe San Pellegrino, përcjell botasot.info. Burimi i saj ndodhet në Alpet Dinarike të Mesdheut, 2240m lartësi në territorin e Kosovës. Ai është 100% i pastër natyralisht dhe mund të përdoret për përgatitjen e ushqimit të fëmijëve. “Në Kosovë kemi 60 punëtorë dhe qeveria e pijë ujin tonë,” thotë në fund krenarisht biznesmeni Fanger.

“Spirit of Drini” do jetë edhe sponzori gjeneral i FC Kosova në Zvicër. Një arsye më shumë që kjo firmë është lidhëse mes Zvicrës dhe Kosovës./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat