Refuzimi i kërkesës së azilit ndaj shqiptarit, gjyqtari i SVP akuzohet për ndjekje të politikave të partisë

Zvicra

Refuzimi i kërkesës së azilit ndaj shqiptarit, gjyqtari i SVP akuzohet për ndjekje të politikave të partisë

Nga: Fitim Dika Më: 10 tetor 2016 Në ora: 13:13
Ilustrim

Në Zvicër ka filluar një debat rreth 28 gjyqtarëve, të cilët i marrin vendimet rreth ankesave të azilkërkuesve. Përkundër paanshmërisë në vendimet e tyre, disa nga 28 gjyqtarët jane akuzuar për mbështetje të politikave të partisë populiste SVP, shkruan 20min.ch, ose të politikave të partive tjera nga të cilat janë punësuar. Kjo sjellje oportuniste e disa gjyqtarëve është dënuar ashpër.

Rasti i gjyqtarit të SVP dhe një shqiptari nga Kosova

Pas ankimimit për njohje të azilit në Zvicër, nga një shqiptar prej Kosovës, gjyqtari i emëruar nga partia SVP, Fulvio Haefeli, e kishte vlerësuar si “të pagjasa” ankesën dhe kishte kërkuar paradhënie për të vazhduar procedurën. Ndërsa avokati i të riut e kishte akuzuar pastaj gjyqtarin se atij “i mungonte distanca dhe neutraliteti i nevojshëm. Mënyra e qasjes së tij ndaj shqiptarit e ka pezulluar atë për të gjykuar rastin dhe kjo me dëshirë edhe të shumicës së kolegëve të tij, përcjell botasot.info.

Avokati i shqiptarit të gjykuar nga Haefeli, Peter Niederöst, gjithashtu ka kritikuar gjyqtarin se në vend të parimeve juridike, ndjek planprogramin e partisë së tij për refuzimin e sa më shumë azilkërkuesve. Për të sqaruar më mirë se gjyqtarët shpesh janë të ndikuar nga partitë e tyre për gjykimin e azilkërkuesve, sipas statistikave të bëra publike, nga Haefeli i SVP-së vetëm 10 përqind e ankimimeve kanë dalur me vendim pozitiv, për dallim nga gjyqtarja e Partisë së Gjelbërt, Contessina Theis, e cila, merr vendime pozitive në 37 për qind të rasteve.

Sa i takon partive, më e ashpër edhe sesa SVP, ka dalë BDPme 11% vendime pozitive, ndërsa FDP me 15.4%. SVP-ja merr vetëm 13.1 përqind të rasteve me gjykim pozitiv./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat