Kuvendi zgjedhor i degës se PSHDK në Lucern të Zvicrës

Zvicra

Kuvendi zgjedhor i degës se PSHDK në Lucern të Zvicrës

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 14:14
Foto nga vendi ngjarjes

Dega e PSHDK ne Lucern të Zvicrës mbajti kuvendin zgjedhor në kuadër të riorganizimit strukturor të PSHDK në frymën e bashkimit dhe bashkëpunimit në kuadër të forcimit të PSHDK si forcë politike në Kosovë ku e ka vendin, traditën dhe historinë politike.

Në kuvend u vlerësua puna e aktivisteve te partisë te cilët kane bartur barren e organizimit politik nder vite ne diaspore , delegatet u zotuan se do të vazhdojnë të kontribuojnë pozitivisht që PSHDK te rikthehet edhe me e fortë në skenën politike Kosovare ku e ka vendin dhe traditën politike. 

Në këtë kuvend morën pjesë 43 delegatë të cilët zgjodhën Kryesinë e degës se PSHDK në Lucern ku ne emër të masivizimit dhe bashkëpunimit u zgjodhën 23 anëtar të Kryesisë se Degës dhe kryesia e ngushtë me Kryetar Dedë Hajdarin, Nënkryetar Leonard Lleshi, Nënkryetar Shaqir Berbani, Nënkryetar Pashk Ukaj, Nënkryetar Ilir Ukaj Sekretar Samson Pepaj dhe Arkëtar Anton Quni.

Anëtar për Kryesinë e Bashkësisë se degëve te PSHDK në Zvicër u zgjedhën Dedë Hajdari, Lon Lleshi dhe Pashk Uka.

Në fund të punimeve, Kuvendi e uroj Kryesinë Qendrore në Prishtinë për fillimin e mbarë dhe unifikues të Kuvendeve zgjedhore me frymë bashkëpunuese në të mirë të konceptit politik Demokristian në kuadër të forcimit politik dhe strukturor të PSHDK.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat