Miranda Ademaj me“Skanderbeg” nga Zvicra shpallet fituese e “Fund of Hedge Funds” në Evropë

Zvicra

Miranda Ademaj me“Skanderbeg” nga Zvicra shpallet fituese e “Fund of Hedge Funds” në Evropë

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 13:45
Miranda Ademaj

“Skënderbeg Alternative Investments AG” e drejtuar nga Miranda Ademaj, një shqiptare nga Kosova ka fituar çmimin e 13-të prestigjioz evropian „Fund of Hedge Funds Awards“ në Sheraton Park Lane të Londrës. Ceremonia e këtij çmimi është zhvilluar në Sheraton Park Lane të Londrës. Lajmin e ka bërë të ditur për agjencinë  e lajmeve “Presheva jonë” zyrtarët nga kabineti i kompanise “Skënderbeg Alternative Investments AG” me selinë në Cyrih.

“Ishte një përzgjedhje padyshim me  një konkurrencë të madhe. Fituesitë janë selekisonuar në bazë të kritereve rigoroze,të cilët kanë pasur prioritetet kualitetin dhe kuantitetin nga ana e shumë specialistëve dhe  ekspertëve nderkombëtarë..”  ka thënë sot Ademaj e cila gjatë kësaj jave ishte e ftuar mysafire speciale edhe në TV shtetëror zviceran DRS.

Miranda Ademaj drejtoreshë e “Skënderbeg Alternative Investimet AG” me selinë në Cyrih te Zvicrës është themeluart para dy vitesh (2013). Kompania përbëhet nga ekspertë profesionalë dhe ekip kompakt i specialistëve me përvojë financiare në sektorin “Hedge Funds”. Fondi i Miranda Ademajt që quhet “Skënderbeg” operon me 10 milionë dollarë që nga shkurti 2014

Për fondin e  Miranda Ademajt kanë shkruar disa herë edhe mediat zvicerane. Sipas tyre nga janari i vitit 2017 do të fillojnë operimin nën ombrellën e fondit “Skënderbeg” 4. Asetet do të rriten në ombrellën e fondit “Skënderbeg“  për rreth 100 milionë dollarë. „Fondi Skënderbeg garanton investitorët për një qasje neutrale ndaj tregut të investimeve.

Sipas Miranda Ademaj, emri i kompanisë lidhet me misionin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke u bazuar në atributet që kishte dhënë ai për pavarësi, përkushtim dhe superioritet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat