Përpara shkollës Fatlumi u rrah për spital nga pesë zviceranë, Prokuroria ndërpret ecurinë penale

Zvicra

Përpara shkollës Fatlumi u rrah për spital nga pesë zviceranë, Prokuroria ndërpret ecurinë penale

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 tetor 2016 Në ora: 15:23
Babai Faik J dhe Fatlum J

Rasti i djaloshit 12 vjeçar shqiptar, Fatlum J nga Walenstadt SG shokoi gjithë Zvicrën dhe është publikuar thuajse në të gjitha mediat e saj. Gjatë pushimit shkollor, ai është rrahur nga pesë deri në gjashtë fëmijë më të moshuar zviceranë (15 deri në 16 vjeçar) në janar 2016. Videot e marra nga policia tregojnë se fillimisht 12 vjeçari ka provokuar grupin e të rinjve me topa bora, ku më pas ata e kanë sulmuar dhunshëm, shkruan botasot.info lajmin e 20min.ch.

“Po, ka pasur një zënkë me topa bora,” konfirmon udhëheqësi i shkollës Heiner Solenthaler.

Si pasojë e ngjarjes, që të detajuar mund ta lexoni në shkrimin e dikurshëm të gazetës Bota sot, Prokuroria e St. Gallen ngriti një ecuri penale për pesë të rinjtë që ishin agresorët e Fatlumit.

Sulm për motive raciale?

Babai Faik J, 33, mendon: "Djali im është rrahur se është i huaj." Ai vetë ka qenë pjesë e dhunës si emigrant në Zvicër. Sepse: St Galler ishin më parë shkollat e tmerrit. "Djali im nuk duhet të marrë shembullin tim," thotë Faiku mendueshëm. Në verën e 1997, Blick sqaronte mbi dhunën e ushtruar ndaj 14 vjeçarit të atëhershëm Faik, shkruan Blick, përcjell Bota sot. Por babai mendon se nëse adoleshtët do kishin rrahur një nxënës zviceran, “ata kurrë më nuk do ndiqnin shkollën”.

Megjithatë, me aprovimin e babait zviceranët i shpëtuan ndjekjes penale

Por, për të mos e komplikuar rastin, siç shkruan media tjetër zvicerane sda.ch, familja nga Kosova me ndihmën e ndërmjetësuesve ua ka falur gabimin pesë të rinjve zviceranë, me çrast ata nuk do të ndiqen penalisht.

“Mediacioni është prej shumë vitesh pjesë përbërëse e procesit të të drejtës penale për të rinjtë”; thotë një zëdhënës i prokurorisë së St. Gallenit, përcjell albinfo.ch. Kur kushtet për ndërmjetësim janë plotësuar, atëherë prokuroria e njofton si viktimën ashtu dhe fajtorin, gjegjësisht prindërit e tyre. Në këto raste të dyja palët nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët.

Rrjedhimisht, procedura e ndjekjes së 5 të rinjve është ndërprerë dhe marrëveshja në mes tyre është e plotfuqishme./Bota sot

Lexo edhe këtë: Historia u përsërit, por në kushte të ndryshme, Faiku: Djali im nuk duhet të ndjekë shembullin e babait

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat