Zvicër: Në fund të vitit pritet mbyllja e xhamisë An

Zvicra

Zvicër: Në fund të vitit pritet mbyllja e xhamisë An

Nga: Fitim Dika Më: 27 tetor 2016 Në ora: 09:42
Xhamia An

Shkolla e kontestuar pranë xhamisë An’Nur në Winterthur është mbyllur, ndërsa gjithashtu në fund të vitit pritet të mbyllet edhe kulti fetar, bëjnë me dije mediat zvicerane. Kjo xhami dyshohet se ka shërbyar për radikalizimin e të rinjve zviceranë, për t’u dërguar më pas në Siri e Irak.

Shkak i mbylljes shërben mos zgjatja e kontratës së qirasë, ndërsa Bashkësia Islame nuk i ka gjetur një vend të ri objekti.

“Nga kjo xhami janë radikalizuar edhe shqiptarët, Edita (16) dhe Visari (17), vëlla e motër,” shkruan tabloidi Blick.ch. Ata kanë shkuar në Siri në dhjetor 2014, duke u kthyer vitin e kaluar në Zvicër, përcjell Bota sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat