Rrahu dhunshëm vajzën pasi dyshoi se konsumonte drogë, dëbohet nga Zvicra në Kosovë

Zvicra

Rrahu dhunshëm vajzën pasi dyshoi se konsumonte drogë, dëbohet nga Zvicra në Kosovë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 nëntor 2016 Në ora: 15:29
Ilustrim

Një grua 44 vjeçare ishte gjykuar kohë më parë pasi rrahun njërën nga dy vajzat me kablo elektrike, pasi dyshonte se ajo ishte konsumuese e lëndëve narkotike. Atëherë Gjykata e See Gaster në 2011, e dënoi me 24 muaj burg dhe gjobë në të holla si dhe miratoi dëbimin e saj, shkruan media zvicerane ZSZ.

Por në seancën e parë gjyqësore, nuk ishte marrë parasysh se nëna nga Kosova vuante nga sëmundjet psikologjike. Me shpresë se kjo e fundit do ndryshonte vendimin gjyqësor, ajo ankimoi përsëri në organet e drejtësisë që ju aprovua.

“Gjatë tre orëve sa zgjati seanca, në prani të dy vajzave dhe bashkëshortit, 44 vjeçarja ishte parë vetëm duke u qarë,” përcjell botasot.info. “Prindërit e saj që jetojnë në Kosovë, janë shumë të moshuar për t’u përkujdesur për të.”

Por pavarësisht gjithë kësaj, Gjykata e Uznahut të mërkurën, 26 tetor, nuk vendosi në dyshim dëbimin e saj, por vetëm se uli dënimin me burg nga 24 muaj në dhjetë muaj.

Asaj i ishte qartësuar vendimi i dëbimit në 2015, ndërsa nga frustrimi kishte tentuar disa herë të vetëvritet dhe ka ndjekur vazhdimisht seanca psikiatrike.

Gjyqi mbeti i palëkundur edhe pse vetë vajza kishte kërkuar faljen e nënës së saj. Vajza shpërtheu në lot kur dëgjoi nënën se me rëndësi është që familja e saj të jetojë e lumtur, "ndërsa vetë s'ka më shpresa për jetë më të mirë"./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat