Pas fotografisë së publikuar nga Anton Quni, një mërgimtare ndihmon familjen e Rafetit të vogël

Zvicra

Pas fotografisë së publikuar nga Anton Quni, një mërgimtare ndihmon familjen e Rafetit të vogël

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 2 dhjetor 2016 Në ora: 22:27
Anton Quni dhe Rafeti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Anton Quni ditë më parë ka publikuar ne profilin e tij një foto me një vogëlush të quajtur Rafeti i moshës 8 vjeç, nga fshati Rencë i Dragashit.

Por pas është publikuar kjo foto një  mërgimtare nga Zvicra Sadbere Hulaj ka marr iniciativën për ta ndihmuar familjen Refetit.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e kësaj të fundit në profilin e saj të Facebook me emrin Beli Hulaj:

“Shum e dhimshme......

Pasi pata rastin që ta lexoj edhe ta shoh foton e Anton Qunit me voglushin Rafetin, ajo foto më ra si një shigjet në zemrën time, më plagosi në shpirt,ajo mbrëmje ishte shum e gjat për mua deri në mëngjes,po në at koh ju lajmrova vëllaut tim Besimit, i tregova se qfar pan syt e mi dhe se qfar ndjeu shpirti im dhe mu në at koh i shkruajta Anton Qunit, i kërkova një adres apo familjarët si quhen dhe si mund të kontaktoja....ishte një natë e gjat për mua...qysh heret në mëngjes ju drejtova prap Vëllaut im Besimit, Vëlla shko në at fshat dhe kërko djaloshin me emrin Rafet....pa hezetim vëllau im Besimi shkoji me mikun e tij vizituan familjen e Rafetit, vëllau im ishte pikëlluar shum,më kontaktoj e më tregoj fill e për pej si ishte gjendja shum e rënd, unë dërgova një shum të parave vëllaut tim që të ju marri veshje e ushqim, gjërat elementare por kësaj familje i duhet shtëpija aty ku do të ngrohen fëmija....pa hezitim e me nji vullnet të madh vëllau im Besimi e mur amanetin në dor dhe e furnizoj familjen Gerdalla për një koh...e mua më zgjoj interesim që trokas në ndërgjegjjen e shoqëris sime sa kan dëshir dhe mundësi të ofroj për kët familje, deri më tani kam mbledhur 700.fr kam pyetur disa persona, përgjegje ende nuk kam marr, do ja lë në ndërgjegjen tuaj miqt e mi.... un e falenderoj nga Zemra Antonin që bëri nji gjest të mir dhe të bukur që e vizitoj kët familje dhe se e exspozoj foton me Rafetin”, ka shkruar Sadberja Besimm Hulaj në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat