Ymeri takon ministrin e Brendshëm të Zvicrës, flasin për pensione e për rastin Dehari

Zvicra

Ymeri takon ministrin e Brendshëm të Zvicrës, flasin për pensione e për rastin Dehari

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 16:19
Visar Ymeri dhe Faton Topalli me ministrin e Brendshëm të Zvicrës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri po qëndron në Zvicër ku ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Social-demokrate të Zvicrës.

Ai gjithashtu ka takuar ministrin e Punëve të Brendshme të Zvicrës, Alain Berset.

“Biseduam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë me ç'rast e njoftuam ministrin Berset për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. Biseduam edhe për marrëveshjen ende të panënshkruar për pensione mes Kosovës dhe Zvicrës. Mos nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ua pamundëson qytetarëve të Kosovës realizimin e përfitimeve të tyre pensionale nga Zvicra nëse janë kthyer të jetojnë në Kosovë, edhe pse kanë kontribuar me punë e financiarisht sa kohë që kanë jetuar e punuar në Zvicër”, ka treguar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook.

Ymeri po qëndron në Zvicër bashkë me nënkryetaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deputetin Faton Topalli dhe kryetarin e Qendrës së Lëvizjes në Zvicër, Mujë Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat