Thurgau: 35 përqind janë me origjinë të huaj, ja sa jane shqiptare

Zvicra

Thurgau: 35 përqind janë me origjinë të huaj, ja sa jane shqiptare

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 5 dhjetor 2016 Në ora: 11:14
Kantoni Thurgau

Për herë të parë pas regjistrimit të popullsisë në 2000, Kantoni Thurgau ka shifra të sakta në lidhje me gjuhën dhe religjionin që ushtrohen në vendin e vet.  Thurgau në 2014 ka pasur 35% persona me origjinë të huaj, shumica e të cilëve kanë emigruar vetë, ndërsa vetëm një e pesta ishin pjesë e brezit të dytë, shkruan toponline.ch. Numri i pergjithshem i banoreve është 267'400.

Nëntë nga dhjetë banorë të Thurgau flasin si gjuhë të parë gjermanishten. Më të shkolluarit janë të huajt me origjinë nga Gjermania, ndërsa më pas vijnë banorët me origjinë nga Portugalia dhe Maqedonia.

Gjermanët më të shumtët me numër

Sipas personave me origjinë të huaj të parët janë gjermanët, kjo edhe për faktin që Thurgau është në kufij me Gjermaninë: plot 22.000 gjermanë. Më pas vijnë italianët (9000) dhe në vend të tretë banorët nga Maqedonia me 7000. Portugezët janë në vendin e katërt (rreth 5000), ndërsa banorët nga Kosova në vendin e pestë me 2500 persona./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat