Partia Shqiptare Demokristiane, bashkësia e degëve (BD) në Zvicër, urim drejtuar Znj. Doris Leuthard, Presidente e Zvicrës

Zvicra

Partia Shqiptare Demokristiane, bashkësia e degëve (BD) në Zvicër, urim drejtuar Znj. Doris Leuthard, Presidente e Zvicrës

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 22:24
Doris Leuthard

Shumë e nderuara dhe e respektuara, Znj. Leuthard! Ne, Demokristianët e Kosovës, si në Zvicër, ashtu edhe në Kosovë, ndihemi sot krenarë, më shumë se kurrë, që në Koonfederatën Helvetike, si Presidente e vendit, u zgjodh një mike e shqiptarëve dhe një udhëheqëse e CVP-së, Partisë si motër me PSHDK-në, këtu në Zvicër, si dhe në Kosovë, dhe në mbarë trojet shqiptare. Andaj, Znj. nderuar, ju përcjellim përshëndetjet dhe urimet tona të përzemërta, në emër te të gjithë PSHDK-së dhe Ju urojmë detyrën e re, si Presidente e Zvicrës.

E nderuara Znj. Leuthard! Tani, konsiderojmë që, ne Demokristianët e Kosovës, kemi një shans më shumë për thellimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat, për të avancuar programin tonë, me kontigjentin rinorë kosovarë këtu në Zvicër, në mënyrë që një ditë të jemi ndihmesë e madhe e CVP-së dhe e Kosovës. Në këtë frymë bashkëpunimi, shohim realizimin e shumë projekteve që do të jenë në interes të te dy partive tona dhe të te dy vendeve tona mike. Jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe atë në të ardhmen e afërt, për aq kohë sa na krijohen rrethanat e bashkëpunimit. Shprehim gatishmërinë tonë. Mike e dashur Znj. Leuthard, duke ju dëshiruar shëndet, punë të mbarë dhe suksese në të ardhmen, ju përshëndesim ngrohtësisht dhe Ju urojmë gjithë të mirat në jetë dhe në punë.

Me respekt dhe shumë të fala BD e PSHDK-së në Zvicër Zt. Nue Kaqinari, President. Këshilli për informim i BD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat