Në Gjenevë, u hap ekspozita e piktorit të njohur shqiptar, Rrahim Kabashi- Kabassi, i cili prej vitesh jeton dhe krijon në Francë

Zvicra

Në Gjenevë, u hap ekspozita e piktorit të njohur shqiptar, Rrahim Kabashi- Kabassi, i cili prej vitesh jeton dhe krijon në Francë

Nga: Ismet Rashiti Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 22:03
Pamje nga ekspozita e piktorit, Rrahim Kabashi- Kabassi

Të enjtën në mbrëmje në ambientet e bukura të Restorantit « La Cité Vents » në Lignon, në praninë e një publiku të zgjedhur nga fusha e kulturës, është hapur ekspozita e piktorit të njohur nga Kabashi i Vitisë, Rrahim Kabashi i njohur si « Kabassi ». Në çelje të kësaj eksposize morën pjesë personalitete të jetës kulturore e politike shqiptarë e zvicranë të qytetit të Gjenevës. Ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës dhe njëherit Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kantonit të Gjenevës, z. Thiery Apotheloz, i cili në fjalën e tij përshëndetëse, veq tjerash vlersoi lartë nivelin artistik të pikturës së Kabassit. Njëherit z. Apotheloz, shprehi kënaqësi të veqantë që kjo ekspozitë me lule të bukura e shumëngjyrëshe është hapur në komunën Vernier. Kjo dëshmon edhe njëherë se si mund të qëndrojnë afër dhe komunikojnë vlerat kulturore në mes dy popujve.  Në vazhdim të fjalës së tij, Kryetari i Komunës Vernier, Thierry Apotheloz, vlerësoi poashtu nivelin e lartë artistik të pikturave të piktorit shqiptar, Rrahim Kabashi (Kabassi) të cilat gjithsesi paraqesin individualitetin e tij krijues, ngjyrat e jetës dhe mesazhin e një dashurie pakufi për nejriun, pavarësisht vendit ku jeton.

Në hapjen e kësaj ekspozite, ishte i pranishëm edhe konzulli i Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu, ish Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Vladimir Thanati, pinaistja e njohur, Ermita Zyrakja si dhe personalitete tjera nga jeta kulturore e artistike që jetojnë në Gjenevë.

Image

Kryetari i komunës Vernier z. Thiery Apotheloz bashk me piktorin Rrahim Kabashi në momentin e hapjes së ekspozitës

 

Në fjalën prezentuese, e cila në fakt ishte një lëgjërim për pikturën dhe artin në përgjithësi, Rrahim Kabashi, shpalosi motivet e pikturës së tij, të cilat paraqesin ndenjën e dashurisë dhe sinqeritetit të pakushtëzuar. Kjo dashuri    në mes njerzëve dhe botës në përgjithësi, është poaq delikate dhe shumëdimenzionale sa vet delikatesa e shumëllojshmërisë  së ngjyrave të luleve në vazo të radhitura aq bukur nga dora dhe shpirti i madh krijues  i piktorit, « Kabassi ».

Lulet në vazo me tabllo tringjyrëshe dhe pamje magjepse shumëngjyrëshe, paraqesin komunikimin në mes njerzëve si një homazh dashurie dhe shprese. Një harmoni të jetës si një poezi e bukur që korrespondon me kërkimin e dritës, ajrit dhe dashurisë deri në pafundësi që mundëson jetën dhe udhëtimin ekzistencial të njeriut. 

Pikturat e Rrahim Kabashit, zbulojnë fuqinë e palëkundur të shikimit në distancë dhe shpirtin triumfues. Ato qëndrojnë në mes shpresës triumfuese dhe herë-herë dëshprimit emocional. Kabassi përmes pikturës nuk trillon gjëra të paqena, as depresive,  por në fakt  shpreh një shpirtë të domosdoshëm human, njerëzor dhe emocional në këto kohë plotë shqetësime. Figurat më të shprehura gjithsesi janë drita, lëvizja nga një vend në vendin tjetër dhe njoha e një realiteti përmes një grupi të njësive shumëngjyrëshe. Po aq domethanëse janë edhe peisazhet dimërore të majave të  Alpeve të cilat janë paraqitur me tërë madhështinë e tyre me maja të larta, dëborë e acar përballë fushave të gjëra e përplotë lule në vazo të cilat tërhoqën vëmendjen e një shtrese të zgjedhur të shikuesve, gjë e cila ndhodhë shumë rrallë në hapjen e ekspozitave.

Kontribut të madh në hapjen e kësaj ekspozite dhe shumë veprimtarive tjera, ka dhënë afaristi i njohur në Gjenevë, Kamer Idrizi, i cili në fakt është organizator i kësaj ekspozite, e cila do të jet e hapur deri më datën 18 shkurt të vitit 2017.

Si në momentin e hapjes, edhe në ditët në vazhdim pritet që këtë ekspozitë do ta vizitojnë personalitete të shquara nga jeta politike e kulturore të Gjenevës dhe të misioneve të ndryshme diplomatike të akredituara në Pallatin e OKB-së në Gjenevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat