Formohet shoqata "Busavata" në Zvicër

Zvicra

Formohet shoqata "Busavata" në Zvicër

Nga: B.S Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 11:05
Shoqata "Busavata"

Është formuar shoqata “Busavata” në Zvicër. Shoqata është formuar ne bazë të kritereve juridike për aktivitetet humanitare dhe kulturore sipas ligjeve juridike të Zvicrës, ndërsa kryetari i kësaj shoqate është  zgjedhur Blerim Enver Maliqi.

Maliqi tregoi për veprimtarinë e shoqatës duke thënë se e kanë ndjerë të nevojshme krijimin e një adrese institucionale në kategorinë e humanitetit.

“Sipas informatave  që  posedojmë  në Zvicër  aktualisht  janë  afër  dyqind familje  me origjinë  nga  Busavata.  Edhe pse  shumë mirë të integruar , ata nuk  harruan kurrë    gjenezën e vetë. Ishin gjithmonë  të gatshëm  të i përgjigjeshin  ndihmës  së tjetrit  në çast. Ishin prezent në çdo thirrje që  lëshohej për ndihmë  nga ato  financiare e deri te intelektuale por edhe deri te sakrifica për atdhe.  Gjatë sistemit  paralel kundër regjimit okupues  serb në Kosovë busavatsit ndihmuan  në të gjitha  variantet e  mundshme. Edhe gjatë luftës  në  Kosovë ata nuk kursyen asgjë sa edhe i kthyen shpinën  jetës  në   Zvicër për malet e Kosovës. Për fat të mirë sot  kemi edhe një  shtet por  jo aso çfarë e dëshiruam. Me plot probleme dhe sabotime çfarë i njohim të gjithë; populli ynë  ende ka  nevojë për  ndihmën tanë por  pa anashkaluar  ligjet  e vendit tanë.  Të  jemi   busavatas dhe kosovar   ndiem të nevojshme të krijojmë edhe një adresë institucionale në kategorinë  e  humanitetit dhe  ne të veprojmë  së bashku sikur i ka  hije humanitetit. Adresa e shoqatës  është   shtëpi e  të  gjithë basavatet  Të  gjithë  ata që janë punëdhënës  në  Zvicër  kanë mundësinë të kontribuojnë  dhe  kontributet  e tyre u njihen  nga   administrata tatimore e Zvicrës. Kjo  u jep mundësi edhe të ndihmojnë  ata  që  kanë nevojë për ndihmën tanë  duke zvogëluar tatimet vjetore. Kjo tregon se shteti ku jetojmë pra Zvicra,  ndanë  pjesë  nga mbledhja e  buxhetit  për  humanizëm. Askush  nuk mund të mohoj faktin se  nuk  ndihmojnë  për aq sa munden edhe sot në  variantin privat por shuma prej  njëqind e njëzet  franga në  vit  është  shumë    modeste që  mund të përballohet  nga të gjitha  kategoritë  e  familjeve  në situatën aktuale. Kontaktet me shoqatën janë të  mundshme  duke kontaktuar anëtarët e kryesisë, anëtarët tjerë apo përmes rrjetit social si Facebook: Busavata  human asocio,   Email adresën: [email protected]” lajmëron Maliqi.

Maliqi tha se kjo shoqatë do t’i arrijë synimet e veta.
 

“ Të nderuar  busavatas dhe miq tanë;  për të mos  mbetur vetëm  lule që  hijeshon por të  krijojmë fryt që  tjetri të e shijoj, mbes me shpresë  se   shoqata  jonë do të arrijë  objektivat e veta  duke na u bashkuar    sa më parë. Bashkimi ynë    krijon mundësinë të largoj nga një jetë  në rrezik edhe vdekjen andaj kënaqësia jonë   rritet kur  ju  kemi  në shoqatën tanë “Busavata”  ku ju mundësohet që ndihma juaj të mos harrohet kurrë pasi do të  jenë të rafinuara me kujdes në sirtarët e kujtesës  shekullore apo edhe mileniume. Për fund të  nderuar   busavatas dhe  miqtë tanë; më lejoni që në emër të kryesisë  dhe anëtarëve të shoqatës “Busavata” të ju uroj  festat e fund vitit  dhe  shëndet  dhe  lumturi familjare për të gjitha familjet busavatase, shqiptare dhe miqve të tyre nga e gjithë bota!” përfundoi kryetari i shoqatës, Blerim Maliqi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat