Ndihma ushqimore në Komunën e Kaçanikut

Zvicra

Ndihma ushqimore në Komunën e Kaçanikut

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 22:28
Shoqata Humanitare Kaçaniku në Zvicër

Këto ditë Shoqata Humanitare Kaçaniku në Zvicër, shpërndau në Kaçanik dhe në fshatrat e komunës ndihma ushqimore në familjet me gjendje të rëndë socialekonomike. Janë ndihmuar me artkuj të domosdoshëm ushqimor e higjienik 30 familje edhe pse numri i familjeve me nevoja është shumë më i madh, por mjerisht mundësitë aktuale të shoqatës sonë për të ndihmuar më shumë janë të kufizuara. Për këtë arësye bëjmë apel te të gjithë qytetarët tanë, në veçanti te pjesa e mërgimtarëve në Zvicër për një solidaritet më të madh sepse varfëria paraqet njollë të rëndë të shoqërisë, për zbutjen dhe eliminimin e së cilës duhet vullnet dhe angazhim konkret i të gjithë atyre që i kanë mundësitë!

Ky është viti i katërt që shoqata jonë ndihmon në prag të festave të fundvitit njerëzit në nevojë në Komunën e Kaçanikut.

Për kryesinë e shoqatës   -  Hysen Shehu, kryetar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat