Nga dështimet kur të mësohet, atëherë fitohet ? !

Zvicra

Nga dështimet kur të mësohet, atëherë fitohet ? !

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 09:00
ilustrim

Konsideroj se është i lumtur ai që në veprimet e tij udhëhiqet nga fryma e kohës, pra, së këtejmi i palumtur është ai veprimet e të cilit nuk përputhen me kohën”. N. Makiaveli !

Bisedimet dhe marrëveshjet në tavolinë në trevën ballkanike deri më sot nuk kanë dhënë asnjëherë rezultate, por edhe pse shumë herë ishin prezent dhe garantues edhe faktori ndërkom-bëtarë. Por, pala sllave deri sa nuk vetëdijesohet dhe deri sa të gjeje përkrahës nga radhët e popullit  shqiptarë, asnjëherë nuk kanë për ta respektua gjuhën e dialogët dhe marrëveshjen në tavolinë. Sllavët, për fat të keq, respektojnë vetëm forcën. Por, a duhet të përdoret forca ? Kur janë mijëra rrugë tjera për një veprim demokratik modernë dhe paqedashës. Praktika ballkanike ka treguar se përdorimit të forcës nuk sjellë fitore të mirëfilltë ! !

Se, ngecjet e thella në zhvillime shoqërore si: politike, ekonomike, kulturore, arsimore dhe në të gjitha lëmit tjera, populli shqiptarë u dëmtua e diskriminuan edhe nga BDI, dhe atë deri në skaj të skajit. Si rezultat i kësaj bëri që shumë “atdhetar” shqiptar të gjejnë “strehë” për veprim në radhën e LSDM .Ndasitë ndërnacionale u thelluan nga koha në kohë, nga koha e krijimit të këtij shteti të brishtë. Edhe më tej, VMRO, ditë e përditë publikisht dhe me brohoritje në kor fyejnë me motive më të ulëta, por as sot gjithë qeveritarët sllavë, në këtë shtet u sollën keq e më keq, në forma më të egra të mundshme, ndaj nacionaliteteve jo sllave, e sidomos ndaj nacionalitetit shqiptarë. Duke ditur se ky popull është autoktonë, dhe qëllim i veçantë ishte dhe mbetej zhdukja dhe përbuzja e, çdo gjëje që ka të bëjë për popullin dhe rreth historisë së popullit shqiptarë. Prandaj edhe diskriminimi kishte kaheje që në kohë, por, shpesh herë duke maskuar e, duke vërë në lojë, llojin renegat të popullit shqiptar, i cili u përdorë si vegël dhe mbulesë e tyre.

Nuk duhet lejuar të ndodhë ajo që ndodhi deri  dje; Kërkesa që paraqiteshin në kohë nga subjekti shqiptarë, nuk përfilleshin, sidomos ato që kishin thjesht interesa të ngushta nacionale. Përfaqësuesit shqiptar edhe pse ishin në pozitë, në fakt llogariteshin si opozitë, dhe me këtë luanin rolin dysh: pozitë për formalitet, opozitë për gjithë çka që ka të bëjë me nacionalitetin shqiptarë, dhe si shpërblim për “pajtim-dëgjueshmëri” jepeshin, shpërblime të ndryshme individuale. Po dje Nga ky veprim i pa përgjegjshëm, i pa moralshëm i qeveritarëve sllav, dhe shfrytëzuesit e këtyre “shpërblimeve”, u lejua populli shqiptarë të përbuzet, e të diskriminohet në forma më të zeza, duke i torturuar, duke i vrarë, duke i burgosur sipas tekeve të kohës. Kështu me veprime të pa përgjegjshme, bënë dëme të pa krahasuara dhe denigruan dhe mashtruan me forma të llojit më të ndryshme, madje, duke përdor marrëdhënie e forma më të ulëta, si: korrupsioni, nepotizmi, përulje morale të gjinisë femërore, punësim pa kriter profesional dhe forma tjera të pa para ndonjëherë. Me këtë, dëmtuan tej mase profesionalizmin si, kusht për një veprim e punë të suksesshme. Dëmtuan shkollimin e mirëfilltë, dëmtuan vlerat nacionale, dëmtuan vlerat qytetare në përgjithësi. Bënë gjithçka pa kurrfarë kriteri të dijes e aftësisë dhe bënë një të veçantë “punësim”, pa vend pune, pra pagesë pa krijim faktikë të marrëdhënies në punë. Ky farë lloj “punësimi” bëri dëme të pa krahasuar ndër qytetarë.

Nga gjendja e rëndë ekonomiko, politike, kulturore dhe nga përbuzja e popullit shqiptarë, nga qeverisjet e deri tashëm, nga dështime e deritashme, është  momenti i fundit të mësohet, dhe heshtja, toleranca e durimit, të jetë koha e fundit për një mobilizim të gjerë, nacional e qytetarë. Pra, të ngritën gjitha strukturat qytetare, pa dallim nacionaliteti, feje, e të mos rrihet duar kryq dhe të mos hezitoje askush, duke ndaluar përfundimisht këso qeverisje diskriminuese e nacionaliste, dhe bërjen kujt si të i teket, kujt si t`i pëlqejë.

Mërgimtarët shprehin shqetësimet për gjendjen e rëndë në trungun e origjinës !

Të bashkohen të gjithë ata subjekte që morën bekimin e popullit në zgjedhjet e fundit, fundja ata janë votuar për të dialog me cilin do faktor – subjekt, duke kundërshtuar skajshmërisht çdo pakënaqësi deri në fund dhe jo me bojkotime të ndryshme, të pa kuptimta, e të pa arsyeshme për kohën. Pakënaqësitë, hilet e përbuzjet, denigrime që u bënë t` i thuhet çdo subjekti dhe çdo individi në sy. Por jo me bojkot, me heshtje, me sabotim e me utopizëm.

Atdhetarët e mirëfilltë kudo që jeni, intelektual e, punëtorë, të rinj e të vjetër, pra të gjitha strukturave të popullit shqiptar, duke mos vërë vijë ndarëse partiake, religjioze, dhe as nderjes të asnjë nacionaliteti, që frymon dhe jeton në këtë shtet, dhe që ka hise në këtë shtet, të koordinohen veprimet politike e qytetare në një vijë veprimi, për të dalë dhe ecë në hap me kohën e sotme. Të hiqen megalomanit e, patriotizmat e rremë, po të punohet me përkushtim të vazhdueshëm, deri në arritjen e aspiratave më të larta të vlerës njerëzore pa dallim feje, apo nacionaliteti, për të mos shkuar edhe më tej drejt ndasive të kohës së perënduar deri në shpërbërje.

Prandaj veprimet e këtilla të deri sotme, krejtësisht të dëmshme, e, me interes të ngushta nacionale sllave dhe të individëve të nacionaliteteve tjera. Këso qeverisje, nuk na shpien kurrë e kurrës, në përparim, në zhvillim dhe në jetë të qetë qytetare, të kohës moderne. Sot shtetet moderne këtë brengë, të diferencimit dhe ndasive nacionale e, kanë të harruar dhe synim i këtyre shteteve, sot është jeta sa më kualitative, sa më me vlerë dhe me një standardi sa më të lartë, duke zvogëluar sa më shumë papunësinë, varfrin, korrupsionin, përuljen dhe dukurit e shëmtuara negative, me motive tepër të ulëta, që sot i ka ky shtet me emër e pa emër: Maqedonia.

Të fillohet me mend me këmbë në tokën e bukës duke shtruar kërkesat më elementare, me shkrim dhe me afate të caktuara kohore, me vendosmëri dhe me fakte konkrete, nga e para se, nuk jemi ardhacak, nuk jemi fundamentalistë, nuk jemi as taliban, e as indijan, por jemi popull paqedashës, popull që respekton të huajin jashtë mase, të cilit do nacionalitete. Këso urrejtje me përmbajte të  ndy era, e fyese, ka mbishkrime edhe në stacione të ndryshme, po edhe në muret e urës në udhëkryq, Gllat Zentrum – Cyrih, atë që  u tha në prani të “kryeministrit” në protestën e fundit në Shkup para objektit të KQZ: “sm(ë)rt siptarima”.(vdekje shqiptarëve), dhe vazhdimisht në korë në çdo proteste kudo.

Po qese eshë kësaj here nuk përfillen kërkesat dhe barazia e plotë qytetare, mërgimtarët do thirren me një organizim të mirëfilltë që shkuarja në trungun e origjinës dhe investimet të ndërpriten, për deri sa nuk plotësohen në tërësi barazi e plotë nacionale, e popullit shqiptarë.

Nga dështimet duhet mësuar, por kjo thënie deri sot nuk vleu, për politikë bërësit shqiptarë, e as për popullin. Shumë shpejtë do të tregoj koha, se mësimi a do të merret nga dështimi ? ! ...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat