Humb jetën në Lozanë i riu nga Presheva, shërbente në policinë zvicerane

Zvicra

Humb jetën në Lozanë i riu nga Presheva, shërbente në policinë zvicerane

Më: 3 janar 2017 Në ora: 00:32
Bardhyl Demiri

Sot në Lozanë të Zvicrës ka ndërruar jetë në moshën 28-vjecare Bardhyl Demiri nga Presheva. Lajmin e ka konfirmuar policia e kantonit të Vaudit për “Presheva jonë”.

Mësohet se i riu nga Presheva ishte polic ne Renans të Lozanes. Përndryshe ai ishte polici i gjashtë me radhë në Lozanë me orgjinë shqiptare.

Vdekja e papritur të riut shqiptar në Lozanë të Zvicrës qe ka ndodhur ka goditur jo vetëm familjen e tij, por edhe mbarë komunitetin shqiptare ne Lozanë dhe mbarë Zvicrën  i cili me bujarinë dhe fisnikërinë e tij ka qenë i dashur dhe respektuar në mesin e shqiptarëve të Lozanës.

Shkaqet e vdekjes ende po hetohen, kanë pohuar sot policia zvicerane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat