Zvicër: Kapet "turisti" shqiptar me sasi të madhe kokaine dhe heroine

Zvicra

Zvicër: Kapet "turisti" shqiptar me sasi të madhe kokaine dhe heroine

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 janar 2017 Në ora: 15:06
Ilustrim

Policia e kantonit të Zürich-ut ka arrestuar në Winterthur një të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, shkruan bluewin.ch. Policia e priti për ta kapur në flagrancë duke shitur heroinë në stacionet e trenit, përcjell botasot.info.

I akuzuari është shqiptar, 20 vjeç, i cili qëndronte si turist në Zvicër. 20 vjeçarit ju sekuestrua 1.5 kilogram heroinë, 2 kilogram kokainë dhe rreth 9 kilogram lëndë tjera të ndaluara.

Prokuroria i ka shqiptuar masën e “arrestit me burg”./Botasot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat